
Sigurimi i Shëndetit në Udhëtim
Kujdesi shëndetësorë mundë të jetë i kushtueshëm kur jeni larg shtëpisë tuaj. Andaj qështja e shëndetit në udhëtim nuk duhet të jetë shqetësuese nëse udhëtoni i siguruar me PRISIG.
Sigurimi varion nga Zona e Udhëtimit:
Zona A e cila mbulon gjithë Botën përfshirë Amerikën dhe Kanadanë
Zona B e cila mbulon gjithë Botën përjashtuar Amerikën dhe Kanadanë
Zona C e cila mbulon Evropën
Shpenzimet e mbuluara:
a) Shpenzimet mjekësore mbulohen shpenzimet Emergjente të Mjekimit, Spitalore dhe Kuruese
b) Shpenzimet e riatdhesimit mbulohen shpenzimet e mjetit transportues ose ambulancës ajrore të nevojshme për riatdhesimin ose trajtimin e personit të sëmurë apo dëmtuar rëndë, deri në kufijtë maksimal të përcaktuar në Policë.
c) Shpenzimet për aksidente personale në rast dëmtimi trupor gjatë qëndrimit jashtë shtetit, të shkaktuar drejtpërdrejt nga mjetet aksidentale të dhunshme, të jashtme dhe të dukshme.